U gjet i vrarë në kanal, zbardhet telefonata e fundit e 34-vjeçarit në Fushë Krujë. E ëma: Nuk kemi konflikte me njeri! E pyeta nëse donte bukë më tha…

125
Sigal

E ëma e Indrit Ndojit, 34-vjeçarit, i cili u gjet pa shenja jetë në një kanal mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, ka zbuluar bisedën e fundit me të birin.

Raportohet se në dëshminë e saj, ajo deklaron se i biri nuk kishte konflikt me askënd dhe në telefonatën e fundit që pati me të nuk shprehte ndonjë shqetësim.

E ëma ka deklaruar gjithashtu se e priste të birin në shtëpi pasi i kishte thënë që t’i përgatiste për të ngrënë pasi nuk do të vonohej.

Policia dhe grupi hetimor pritet të marrë tabulatet e telefonit të 34-vjeçarit për të zbuluar personat e fundit me të cilët ai ka komunikuar për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.