U gjet i vdekur në burg, familjarët e Andon Mëhillajt akuza shtetit: “Ka ndërruar jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore”

544
Sigal

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vdekjen e Andon Mëhillajt i cili u gjet i pajetë në qelinë e burgut të Peqinit.

Familjarët e personit që gjeti vdekjen në burgun e Peqinit, i arrestuar si anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë, akuzojnë shtetin për humbjen e njeriut të tyre.

“Ai vuante nga zemra që në momentin që hyri në burg. Shteti e ka lënë të izoluar. Ka ndërruar jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore”- thonë familjarët.

Deri më tani dyshohet se shkak i vdekjes së tij është bërë pikërisht një komplikacion me zemrën ndërsa pritet që të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar përfundimisht shkaqet e vdekjes.