Shqipëria do mbulohet nga dëbora, zonat me rreshjet më intensive

493
Sigal

90 % e territorit shqiptar do të mbulohet nga rreshjet e botës. Ky është parashikimi i meteorologëve për ditët në vijim.

Ndonëse, ditët e para të shkurtit nisën me temperatura të larta dhe diell,  shumë shpejt vendin do ta marrë sërish dimri i ashpër, ku jo vetëm që temperaturat do të ulet por njëkohësisht vendi  do përfshihet nga rreshje me intensitet të lartë dëbore.

Sipas Meteoalb, vendi do të përfshihet nga masat ajrore të rrethit Arktik drejt zonave jugore të kontinentit.

Në këto kushte, Shqipëria nga mbrëmja e së martës dhe deri në fundjavë do të kalojë në kushtet një dimri të ashpër.

Kjo situatë pritet të nisë pasditen e së martës me një forcim të menjëhershëm të erës e cila pritet të arrijë shpejtësi 80km/h në territor, por mbi 100 km/h në det të hapur duke krijuar probleme në trafikun rrugor e detar.

Zonat që do të përfshihen nga rreshjet e borës

Era e forte do të vijojë edhe ndërkohë që reshjet e shiut i lënë gradualisht vendin dëborës, e cila këtë herë pritet të zbardhë gati 90% të territorit shqiptar.

Parashikohet që pas mesnatës të së martës deri mesditën e së mërkurës, dëbora do të shtrojë rreth 50 cm në pjesën më të madhe të zonave malore, kryesisht në veri-verilindje.

Gjithashtu, shërbimi  meteorologjik bën të ditur se dëbora pritet të shtrojë pak edhe në rrethinat e zonës së ulët si Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati ndërkohë që flokët e dëborës nuk do të kursejnë as bregdetin shqiptar.

Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

Kjo periudhë pritet të karakterizohet nga një valë e ashpër dimërore, ndërkohë që paralajmërohet një kujdes maksimal për moshat e treta dhe fëmijët, të cilët preken më shpejtë nga i ftohti dhe problemet shëndetësore që ai shkakton.

AgroWeb.org ju këshillon të qendroni sa më shumë në vende të mbyllura dhe të ngrohta dhe të konsumomi pije të ngrohta, si çajra të ndryshëm por edhe supa të ngrohta etj.

Ndërkohë për të qendruar ngrohtë gjatë natës, mund të përdorni borsa apo shishe plastike me ujë të ngrohtë.