U gjet i vdekur brenda mjetit në Fier-Lushnje, policia sqaron ngjarjen: Shoferi pëson infarkt në timon

382
Sigal

Policia e Fierit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Lushnje, ku një person u gjet i pajetë brenda makinës së tij.

Policia bën me dije se ka ndërruar jetë shtetasi Aleksandër Zarka, i cili ka pësuar infarkt në timon.

Informacion paraprak

Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.