U gjet i pajetë në rrugë, marrin kthesë hetimet për vdekjen e 50-vjeçarit! Dyshohet se e përplasi një makinë

105
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 50-vjeçarit, i cili u gjet i pajetë në rrugë në fshatin Papër!

Policia dyshon se bëhet fjalë për ngjarje kriminale, raporton News 24. Viktima i paidentifikuar ende u gjet në aksin rrugor Elbasan-Peqin një ditë më parë (22 dhjetor).

Fillimisht u dyshua se ai ishte aksidentuar nga një drejtues automjeti, i cili më pas u largua nga vendngjarja.

“Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit”, njoftoi policia të enjten.

Por duket se hetimet po marrin tjetër rrjedhë pasi dyshimet janë ngritur për një ngjarje kriminale.