U gjet i pajetë në magazinat e biznesit të tij, kush është biznesmeni i njohur nga Kukësi (EMRI)

251
Sigal

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë në magazinat e biznesit të tij në autostradën Tiranë- Durrës një biznesmen, i cili është identifikuar si Naim Dedja.

Dedja është me origjinë nga Kukësi dhe është pronari i “Lindi-Al” një kompania e cila merret me importin e pijeve nga Kosova.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, ndërkohë që pritet ekspertiza e hetuesve për të përcaktuar saktësisht shkaqet e vdekjes.