U bllokua për shkak të shiut të dendur, hapet pas disa orësh korsia Elbasan-Librazhd! ARRSH: Po punohet për nisjen e qarkullimit edhe në aksin tjetër

150
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është hapur korsia Elbasan-Librazhd ndërkohë që vijon të jetë e bllokuar korsia tjetër për shkak të inerteve që ranë sot në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut.

Për pasojë është krijuar një radhë automjetesh që vazhdon për disa kilometra ndërsa ka prezencë uji ne rrugën e makinave.

Policia e shtetit u ka bërë thirrje shoferëve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimet rrugore deri në normalizimin e situatës.