U akuzua për ndërtimin pa leje të kotecit të pulave, Gjykata e Vlorës merr vendimin për 82-vjeçaren

109
Sigal

Pas disa muajsh sorollatje nëpër dyert e gjykatave, sot është marrë vendimi për 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës, Lefkothia Karasa, e cila u akuzua për ndërtim pa leje të një koteci pulash. Sot gjykata e Vlorës ka rrëzuar akuzat ndaj 82-vjeçares.

Lefkotheia Karasa jeton e vetme në një shtëpi dykatëshe në Nartë të Vlorës, ndërsa djemtë janë në emigracion. Rasti i shoqërimit të 82-vjeçares në komisariat për ndërtim pa leje, u bë publik rreth dy muaj më parë, ndërsa ajo  tha se e kishte gjetur halli në pronën e vet.

Para dy vitesh, tregoi ajo, i shembën kasollen e bagëtive dhe nisën ndërtimin e një kasolleje pak më të madhe me mure. Këtu lindi konflikti me fqinjën që e denoncoi në polici.

“Problemi është se më ra halli në pronën time, në tokën time që ma ka lënë vjehrri. Shtëpinë e kanë ndërtuar djemtë me punën në Greqi. Dy vite që është bërë dhe ka kushtuar shumë. Atje kishim një kasolle dhe duam ta bëjmë të madhe. Kotec për pula a ndonjë tjetër, çfarë të bëjmë duhet ajo…(ndërtesa). Asgjë si kam prishur asaj (komshies) ajo më ka prishur mua gardhin. Erdhi policia më mori mua me forcë. A ju kanë thënë për ta prishur? JO! Ne e kemi në tokën tonë. (qan)”, tha Lefkotheia Karasa.

Prokuroria ngriti akuzën ndërtim pa leje ndaj 82-vjecares dhe, referuar Kodit Penal, “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet” dënohet me gjobë ose 1 vit burgim.