Trump i hap “luftë” rrjeteve sociale, beteja ndaj Facebook dhe Twitter

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të hapë sot një padi gjyqësore ndaj shefit të Facebook, Mark Zuckerberg dhe shefit të Twitter, Jack Dorsey, pasi dy platformat i kanë bllokuar aksesin prej disa muajsh.

Lajmi raportohet nga Daily Mail, ndërsa padia e Trump vjen pas pretendimeve se ai është censuruar padrejtësisht.

Sigal

Padia e Trump do të bëhet në emër të përdoruesve të mediave sociale, të cilët pretendojnë se ata janë bllokuar padrejtësisht.

Lëvizjet ligjore mbështeten nga “America First Policy Institute”, një organizatë jo-fitimprurëse që përfshin disa ish-zyrtarë të lartë të administratës.

Trump ka akuzuar vazhdimisht rrjetet sociale për shtypjen dhe censurimin e zërave konservatorë.

Facebooku ka vendosur të pezullojë për dy vjet llogaritë e ish-presidentit Donald Trump aty dhe në Instagram, pasi doli në përfundimin se postimet e tij nxitën dhunë përpara sulmit të 6 janarit në Kongresin amerikan.

Nga ana tjetër edhe Twitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë qasjen e ish-presidentit në shërbimet e tij.