Tropojë/ U godit nga kushëriri i tij, plagoset rëndë 28-vjeçari, arrestohet autori

56

Një plagosje e rëndë ka ndodhur ne Lekbibaj të Tropojës. Mësohet se është plāgosur Mark Paplekaj, 28 vjec.

Mësohet se 28-vjeçari është goditur me sende të forta në kokë nga kushëriri i tij pas një zënke banale, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për shëndetin.

Ai është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia ka njoftuar se ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar ndërsa e ka shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të metejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Plāgosi kushëririn me mjet të fortë, kapet në kohë rekord autori i ngjarjes.

Më datë 25.05.2020, në fshatin Lekbibaj, rreth orës 20:00, shtetasi V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta ka plagosur me mjet të fortë shtetasin M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta dhe profesionale, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Tropojës.