Refuzimi i Arthur, Barcelona gati të sakrifikojë Dembele për Pjanic

289
Sigal

Barcelona dhe Juventus prej javësh po negociojnë për transferimin e boshnjakut Miralem Pjanic, ndërsa bardhezinjtë kanë kërkuar në këmbim brazilianin Arthur.

Drejtuesit kanë rënë dakord për të kryer këtë shkëmbim, por problem mbetet vullneti i Arthur, që preferon të luajë shanset e tij te Barcelona dhe ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme negociatat për një kontratë të re në Torino.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës kanë dalë sot me një tjetër propozim, me shpresën që të joshin homologët e tyre te Juventus, pasi kanë ofruar në këmbim kartonin e sulmuesit anësor Ousmane Dembele.

Francezi është një nga talentet më premtues, por pas një shpërthimi te Borussia e Dortmundit, ka zhgënjyer gjatë eksperiencës së tij me Barçën, ndaj këta të fundit po punojnë për t’i gjetur një tjetër sistemim.