Tronditet Korça/ Vajza hidhet nga tarraca e lokalit

628
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një vajzë ka rënë nga tarraca e një lokali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur te “Sky”, ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë aksidentale apo tentativë vetëvrasje.

Sipas dëshmitarëve, vajza, identiteti i së cilës nuk dihet ende, nuk ka rënë në tokë, por në ballkonin e katit të dytë.

Dëshmimtarët që kanë qenë prezentë, kanë raportuar jashtë kamerave se vajza nuk ka shkuar për të konsumuar kafe por është hedhur menjëherë sapo është ngjitur.

Vajza, rreth 30 vjeçe, është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas njoftimeve paraprake, ndodhet në gjendje kritike për jetën…

Ende nuk ka asnjë reagim nga policia e Korçës..