Tritoli në Gjykatën e Selanikut, 3 hetues grekë marrin në pyetje për 90 minuta Julian Sinanajn

489
Tre hetues grekë kanë mbërritur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë ku për 90 minuta kanë marrë në pyetje kreun e të ashtuquajturës “Banda e tritolit” Julian Sinanajn.
Sinanaj është pyetur për një ngjarje të ndodhur në Greqi ku u vendos tritol në gjykatën e Selanikut, një akt që autoritetet greke e konsiderojnë terrorist. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ishin të pranishëm edhe 2 përfaqësues të ambasadës greke si dhe dy përkthyes dhe marrja në pyetje është bërë në prani të oficerëve shqiptarë.

1 orë e 30 minuta ka zgjatur marrja në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Sinanaj, i cili gëzon statusin e të penduarit të drejtësisë.

Julian Sinanaj është dënuar me 30 vite burg si kreu i të ashtuquajturës “Banda e tritolit”. Ai ka rrëfyer se është paguar për disa episode kriminale. Të paktën 15 akuza kanë formuluar prokurorët e çështjes për vrasësin seria, Julian Sinanaj, ku i janë faturuar dy vrasje si dhe një sërë atentatesh me lëndë eksplozive.
Sigal