Tritoli në Fushë–Krujë, policia jep detaje, disa persona të shoqëruar

203
Sigal

Policia ka ardhur me njoftim zyrtar për shpërthimin e ndodhur në banesën e Arben Pllumit në Halil të Fushë – Krujës.

Uniformat blu sqarojnë se në banesën e pabanuar të Pllumit, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Policia ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.