Trendi më i fundit në rrjetet sociale, selfie me të vdekurit

478
Një tjetër modë e çmendur ka dalë së fundmi në rrjetet sociale, selfi me të vdekurit. Persona të ndryshëm u afrohen trupave të të vdekurve, nëpër ceremoni apo edhe në morgun e spitaleve, për të bërë një selfie, për të cilat jepen edhe çmime në para që shkojnë nga 1000 deri në 5000 rubla (13 deri në 70 euro). Ky lloj konkursi makabër është shpallur nga rrjeti social popullor që quhet VK, krijuar për një komunitet personash që ftohen për të shkuar në ceremoni varrimesh, duke bërë foto me të vdekurit.
Sigal