Trend i ri/ Pas shkarkimit nga Vettingu u bënë avokatë

263
Sigal

Ku janë ata qe u shkarkuan nga Vettingu?

Duke nisur qe nga ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shumica e tyre kane veshur tunikën e avokatit. Kreu i dhomës kombëtare të avokatisë, parashikon se nga janari i 2021 , avokatia do jetë destinacioni i të gjithë të larguarve nga drejtësia, përderisa ish gjyqtarë dhe ish prokurorë të të gjitha niveleve gjatë kohës që mbanin këto detyra, kishin marrë edhe licencën e avokatit.

Por teksa askujt që e ka marrë licencën përpara se të shkarkohej nga detyra , nuk mund t’i mohohet e drejta për tu qenë avokat, ndalesat do jenë për dy kategori të tjera.

Në të gjithë vendin kanë marrë licencën e avokatit 11 mijë e 100 persona , por vetëm 1600 prej tyre e ushtrojnë këtë profesion.