Tregtarët e rrobave të përdorura protestojnë para Bashkisë, pas sekuestrimit të mallit

487
Tregtarët e rrobave të përdorura në tregun pranë spitalit numër 5 në kryeqytet, kanë protestuar sot para Bashkisë së Tiranës. Sipas tyre tatimorët e bashkisë para dy ditësh u kanë sekuestruar mallin pasi ato nuk figurojnë të regjistruar si biznese pranë Zyrës Kombëtare të Regjistrimit.
Tregtarët thonë se ata prej vitesh vijojnë aktivitetin e tyre pa paguar taksa për bashkinë por vetëm qera tek pronari i tokës ku ndodhet tregu. Ata shprehen se kanë shkuar në QKR për t’u regjistruar dhe nga ata i kanë përcjellë për tek bashkia. Ndërkohë bashkia ka kërkuar të kundërtën. 
Gjithashtu tregtarët kërkuan nga bashkia që të cilësohen si tregtarë ambulantë, pasi nuk mund të përballojnë shpenzimet nëqoftëse regjistrohen si biznese të mirëfillta dhe të pajisen me kasë fiskale. 
Sigal