Inxh. Emin Musliu/ Shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e veprave hidroenergjetike, detyrë emergjente

503
Sigal

Shfrytëzimi i veprave hidroenergjetike ekzistuese, në përgjithësi është kryer në nivel të lartë. Në mbështetje të rregulloreve të shfrytëzimit, ato për çdo vit kanë pasur një grafik të caktuar shfrytëzimi në përputhje me reshjet në periudha të caktuara të vitit.

 Punonjësit e KESH-it dhe punonjësit e çdo hidrocentrali kanë drejtuar në nivelin e duhur tekniko-shkencor shfrytëzimin e tyre, duke siguruar në nivelin e duhur prodhimin e energjisë elektrike në çdo hidrocentral dhe në tërësi prodhimin e energjisë elektrike nga i gjithë sistemi, sidomos me ndërtimin e tri hidrocentraleve në lumin Drin, duke dhënë një prodhim të energjisë elektrike vjetore (nga viti 1986 e në vazhdim) prej 5. 5 miliardë kv/h.

Edhe shfrytëzimi i LTN dhe nënstacionet përkatëse kanë funksionuar normalisht, duke mbajtur nivelin e humbjeve të pranueshme.

Pas vitit 1992, humbjet në rrjetin e tensionit të ulët u bënë më shqetësuese dhe së bashku me vjedhjet e saj arritën në rreth 45-50%. “Merimangat” e krijuara në rrjetin e tensionit të ulët, të cilat duhet të zhduken urgjentisht, përpjekjet për uljen e humbjesnë rrjet dhe sidomos masat ndaj frenimit të vjedhjeve, mbeten detyrë parësore e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, KESH-it dhe CEZ-it. Për veprat hidroenergjetike ekzistuese, sidomos për tri hidrocentralet mbi lumin Drin, LTN-të dhe nënstacionet, duhet të merren masa të vazhdueshme për mirëmbajtjen e tyre (gjë që ka qenë dhe mbetet problem kryesor për këto institucione), duke kryer shërbimet me rregull dhe duke vrojtuar aparatet matëse të digave, duke bërë lyerjen periodike të shtyllave tensionit të lartë etj.

Veçanërisht për tri hidrocentralet e lumit Drin, duhet të merren masa të vazhdueshme, që veprat e shkarkimit të prurjeve të mëdha të lumit të jenë në gatishmëri të lartë në çdo moment. Kontrolli për veprat e shkarkimit duhet të jetë detyrimisht i vazhdueshëm dhe i dokumentuar.Veçanërisht për hidrocentralin e Fierzës, që ka një liqen artificial prej 2.7 miliardë m3 ujë, masat mbrojtëse duhet të jenë të gjendjes së jashtëzakonshme. Në të ardhmen duhet të bëhen studime e projekte për shfrytëzimin e kaskadave të lumenjve, me qëllim që treguesit tekniko-ekonomikë të jenë sa më të saktë.Për sa i përket hidrocentralit të Bushatit, ai nuk është zgjidhur sipas studimit të skemës së lumit Drin, por është realizuar pa largimin e prurjeve të mëdha nga Buna. Në projektin e këtij hidrocentrali parashikohej që rreth 1000 m3 ujë në sekondë tëderdhej në det.Gjithashtu, nga ana e Ministrisë së Energjetikës dhe Ekonomisë duhet të kihet parasysh se dhënia me koncesion të mos jepet për akse të veçanta, por të jepet për të gjithë kaskadën e një lumi.Gjithashtu, në shfrytëzimin e lumenjve për prodhimin e energjisë elektrike duhet që të ruhet ambienti dhe të mos dëmtohen interesat e banorëve të zonës. Për këtë lind domosdoshmëria e ngritjes së strukturave përkatëse me qëllim që studimet e projektet të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme.

Është e domosdoshme që kjo strukturë organizative të ngrihet brenda vitit 2014. Gjithashtu, duhet të planifikohet me kujdes plotësimi i nevojave me energji elektrike për një periudhë 10- vjeçare. Krahas masave që duhet të merren për përfundimin e hidrocentralit të Banjës, mendoj se është e domosdoshme marrja e masave për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës sipas studimit të bërë, që niveli i ujit në liqenin artificial të tij të jetë në kuotën 485 m. Në këtë mënyrë, liqeni artificial i Skavicës ka një vëllim prej 6.5 miliardë m3 ujë dhe bën rregullimin shumëvjeçar, duke disiplinuar prurjet e lumit për gjithë periudhën e vitit.Njëkohësisht, krijimi i këtij liqeni me rregullim shumëvjeçar eliminon përmbytjet në fushën e Nënshkodrës. Komisioni i ujërave me Greqinë duhet ta studiojë me shumë kujdes këtë çështje. Nga viti 1992 e deri më tani, në basenet ujë mbledhëse të lumenjve janë prerë pa kriter pyjet e shkurret dhe degët e tyre janë hedhur në lumenj, janë hedhur të gjitha mbeturinat në shtretërit e lumenjve, të gjitha këto kanë sjellë dëme të konsiderueshme.Është e domosdoshme që brenda vitit 2014 të ndalohet me ligj prerja e pyjeve dhe brenda tri viteve të ardhshme të planifikohet mbjellja e pemëve si më parë.Hedhja e mbeturinave të shumta në Drinin e Bardhë nga Kosova dhe në Drinin e Zi nga Maqedonia, si dhe hedhja e mbeturinave në territorin tonë, përveçse jo të mira për syrin, sjellin dhe rreziqe të mëdha. E njëjta gjë vlen dhe për derdhjen e ujërave të zeza në liqenet e Drinit. Të vjen ndot të shohësh grumbullimin e mbeturinave të shumta në liqenin eFierzës. Si është e mundur të katandiset në një gjendje të atillë të mjerueshme ky liqen? Ky është një tregues mjeran që tregon se në Shqipëri nuk ka pasur qeverisje te mire dhe shkaktarët e kësaj gjendjeje të shëmtuar duhet të vihen para përgjegjësisë.

Për veprat hidroenergjetike që do të ndërtohen në të ardhmen është i domosdoshëm ushtrimi i kontrollit teknik të vazhdueshëm e të dokumentuar për çdo fazë të rëndësishme të punimeve hidroen­ergjetike, pasi ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe duhet të kryhet me shumë seriozitet e përgjegjësi. Jam i mendimit që hidrocentrali i Skavicës t’i jepet me koncesion një firme të fuqishme kineze, duke marre parasysh njohjen që kanë për skemën e lumit