Ishulli i Sazanit ende nën “pushtetin e flakëve”, 50 ushtarë do të lihen gjatë natës për shuarjen e zjarrit

188
Sigal

Sa i takon situatës me zjarrin në Sazan, emergjencat pritet të lënë në gatishmëri rreth 50 ushtarë për të fikur zjarret gjatë natës. Ndërkohë zjarri ka djegur kurorën e pemëve të ishullit dhe po kalon në zonën veriore të ishullit.

Burime bëjnë me dije se është kërkuar ndërhyrje nga ajri por nuk ka në dispozicion helikopterë për ndërhyrje nga ajri.

Zjarret të rrezikshme edhe për jetën e ushtarëve dhe punonjësve të Akzm dhe agjencisë së bregdetit. Kjo për shkak të terrenit të vështirë dhe municioneve që gjenden në ishull.