Trauma e blinduar me policë, shihni si ruhet Ardjan Çapja pasi iu bë atentat në Elbasan

497
Sigal

Mëngjesin e sotëm një personazhi të njohur për policinë në Elbasan dhe jo vetëm. Ardjan Çapjas iu bë një atentat i mirëorganizuar, nga i cili mbeti i plagosur.

55-vjecari ka marrë plagë në shpatull e këmbë, ndërsa aktualisht ndodhet te spitali i Traumës.

Në fotot e siguruara shihet prezenca e shtuar e policisë te Spitali Ushtarak. Vetëm në hyrje ndodhen katër policë të armatosur, ndërsa jashtë patrullon edhe një makinë policie.

Sic shihet edhe nga fotot, të gjithë personat që hyjnë në spital duhet të kenë një mjet identifikimi.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

ATENTATI ME SNAJPER
Burime bëjnë me dije se snajperisti ka qëndruar disa orë në pritje që Ardian Çapja të dilte në rrugicën mes dy vilave luksoze, ku është qëlluar me snajper. Automjeti tip “VolksWagen” me të cilin janë larguar snajperisti dhe personi që e priste është me targa të vjedhura.

Arma dyshohet se është snajper prodhim finlandez që qëllon në distancë mbi 600 metër. Ka dyshime se atentati ka ndodhur për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale që vijon prej vitesh.