Tragjedia në Shkodër, Vllaznia reagon për 11-vjeçarin: Jason ishte lojtar premtues

95
Sigal

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Shqipërinë, ku humbën jetën babë e bir në Shkodër për shkak të përmbytjeve. Makina me të cilën udhëtonte Pjetër dhe Jason Rushaj u mor nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Për këtë tragjedi, ka reaguar dhe klubi i Vllaznisë  ku bën me dije se Jason ishte pjesë e akademisë së tyre, ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”..

KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Jason!”-shkruan Vllaznia.