Tjetër aksident në Tiranë! Makina përplas aktorin e njohur që lëvizte me motor

224
Sigal

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Tiranë, teksa i plagosur ka mbetur aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:08, në “Rrugën e Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Gazmend Paja, njofton Policia.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, aktori i njohur i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.