Topçiu si “sulltani Burundit” / Qytetarët ankohen ndaj bashkisë se uji i pijshëm vjen i ndotur, por 3 muaj më parë e votuan për herë të 7-të,

39
Sigal

Megjithëse kryebashkiaku i Maliqit më 14 maj fitoi mandatin e 7-të, Gëzim Topçiu tashmë i ka “braktisur” banorët e të gjithë zonës ku përveç propagandës nuk kryehet asnjë investim.‘I besuari’ i Edi Ramës në zonën jug-lindore nuk i kanë mjaftuar plot 27 vite në krye të kësaj bashkie për të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm. 800 banorë të fshatit Shën Gjergj në bashkinë e Maliqit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej thuajse 2 muajsh. Banorët bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve kanë vetëm një orë ujë në mëngjes dhe ai është i pa pijshëm, pasi është i ndotur. Në kushte të tilla janë të detyruar ta kullojnë ujin për t’u larë ndërkohë që për ta konsumuar shkojnë në zona të tjera të fshatit tek bashkëfshatarët, të cilët kanë qenë të detyruar të hapin puse për ujin e pijshëm.“E para nuk është i pijshëm, çdo pajisje që kemi në shtëpi kanë dalë jashtë përdorimit se bllokohen tubat nga dherat e krimbat, nuk bën as për t’u larë. Ato 10 min që vjen, nuk e përdorim dot. Kemi dy muaj pa ujë”, – tha Irma Shkëmbi, banore. “Po bëjmë një muaj e gjysmë me një orë ujë. Edhe ky ujë që është, është me krimba, nuk pihet. Ne për të larë mos lahemi? Një ditë të Lahem dy ditë mos lahem? Ku ta gjej ujin t’ja hedh banjës. Ku të shkoj, nga t’ja mbaj?- u shpreh Nevruz Shkëmbi.“Uji nuk është i pijshëm, edhe napka që vëmë tregon krimba, zhaba, çdo gjë ka. Është i pisët. Të vijnë të na i pastrojnë.”, -Pandora Dulo.