Tjetër i dyshuar me COVID-19 tek Infektivi

375
Sigal

Një tjertër person i dyshuar me koronavirus ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e spitalit Infektiv. I dyshuari ka mbërritur në spital me ambulancë ndërsa brenda e fusin infermierët, që mbajnë veshje special, me anë të barrelës pasi nuk mund të lëvizë.

Mesa duket i dyshuari është në gjendje të rëndë pasi i është vendosur edhe një maskë, ndërsa një pjesëtar i stafit i merr edhe një çantë me rroba që kishte sjellë me vete.

Ditën e sotme, nga testimet e kryera përgjatë 24 orëve, rezultuan 24 persona të infektuar me COVID-19 duke e çuar totalin në 516, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 26. Mes 24 të infektuarve të rinj, 6 janë personel mjekësor. Harta e virusit është zgjeruar, pasi është konfirmuar me COVID-19 një person në Mallakastër.