Tiranë, 33-vjeçari denoncohet i zhdukur

134
Sigal

Një 33-vjeçar është zhdukur në kryeqytet. Vëllai i tij, 32-vjeçari me inicialet B.L ka kërkuar ndihmë në polici për zhdukjen e të afërmit të tij. Policia ka nisur punën për gjetjen e 33-vjeçarit të zhdukur.

“Më datë 20.06.2022, shtetasi B. L., 32 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi H. L., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e bluve.