TIRANATHLON, aktivitet sportiv ndërkombëtar

350
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë

Të dielën, më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë  “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare. Tregarëshi do të zhvillohet në ambientet  krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, ambiente që do të përurohen  dy ditë më përpara, më 18 qershor. “Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.

Është një Park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv. “TIRANATHLON” përmban gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 klm dhe ecje sportive 5 klm për burra dhe gra. Qëllimi është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tek i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar. Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme, kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në “TIRANATHLON”. Do të ketë pjesëmarrje nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht  nga Shqipëria dhe Greqia.