Tirana pa drita/ Punimet në rrjet, nesër mungon energjia elektrike në këto zona të kryeqytetit

273
Sigal

Ditën e nesërme do të mungojë energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit.

OSHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pjesërisht fshati Picall dhe antenat e kompanive telefonike në kodër Picall. Nga ora 10:00 deri në orën 16:00 energjia do të shkëputet në rrugën “Irfan Tomini”.

Ndërsa në orën 12:00 deri në orën 15:00, do të mbeten pa drita rruga ‘Esat Mekuli’ pranë ish-fushës së Aviacionit.