Tirana nuk gjen qetësi, epidemi grabitjesh brenda pak orëve, po hetohet për zbardhjen e ngjarjes

519
Sigal

Kryeqyteti nuk po gjen qetësi nga krimi i rrugës.

Tre javë pasi dy të rinj hynë me armë brenda banesës së familjes Laze, në Allias, dhe tentuan t’i grabisin, duke i plagosur, një tjetër ngjarje e ngjashme është regjistruar në zonën e “21 Dhjetorit”.

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00, një i ri i maskuar dhe i armatosur kanë hyrë brenda ambienteve të një agjencie dhe kanë tentuar të kryejnë grabitje.

Preh e tentativës së grabitjes kanë rënë 2 biznese, një agjenci udhëtimesh dhe një market.

Fatmirësisht i riu nuk ka qenë agresiv, dhe pavarësisht se ishte i pajisur me armë zjarri, pasi punonjëset e agjencisë janë tmerruar dhe kanë bërtitur, ai është larguar menjëherë.

Pak minuta më vonë, dyshohet se po i njëjti person është futur në ambientet e një supermarketi, në zonë, për të kryer grabitje, por pasi ka gjetur kasën e kyçur, ka marrë vetëm disa lekë, që ka gjetur në banak, dhe është larguar.

Policia nuk e ka bërë të mundur ende identifikimin e të riut dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.