Basha flet nga Kukësi: Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta

95

Përmes një postimi në facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se emigrimi nuk është zgjedhja për të rinjtë.

I ndodhur në Kukës, Basha shkruan se qeveria e ka harruar këtë qytet, dhe e vetmja alternative që u ka dhënë është emigrimi.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Faleminderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni!”, u shpreh Basha.