Tirana e ndotur, qytetarët: Nuk thithim ajër, por sëmundje

605
Tirana renditet ndër qytetet me ndotje të lartë të ajrit, sipas një raporti të asistuar edhe nga ekspertë të universitetit British Kolumbia.
Ndotja që konsiderohet e rrezikshme nga eskpertët, pohohet edhe nga vetë qytetarët që shprehen, se nuk thithin ajër por sëmundje. Sipas tyre, situata përkeqësohet nga viti në vit.
Niveli i pluhurit dhe tymrave në kryeqytet e rendit Tiranën ndër qytetet me ndotje të lartë, ku vit pas viti sëmundjet e shkaktuara tek popullata vijnë në rritje.
Ky është edhe konkluzioni i një raporti të bërë publik nga instituti i Pasojave për Shëndetin e Vlerësimin dhe Matjen e Shëndetit me ekspertë të Universitetit të British Columbia, sipas të cilit, përqindja më e madhe e njerëzve jetojnë në zonat ku përqendrimet e grimcave të imëta të ambientit tejkalojnë Udhëzimin e Cilësisë së Ajrit, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Këtë ndotje, që nga ekspertët konsiderohet e lartë dhe e rrezikshme, e ndjejnë edhe vetë qytetarët, të cilët thonë, se nga viti në vit situata vjen duke u përkeqësuar.
Për ta, me rëndësi është shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara, të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjitha grupmoshat.
Shqipëria ndodhet në zonën e dytë të ‘rrezikut’, me 10-15 mikrogram/m3 të ndotjes së ajrit, më e lartë se sa norma e vendosur nga OBSH.
Shqipëria renditet e 11-a në grupin e vendeve që kanë pasoja relativisht të rënda në lidhje me cilësinë e ajrit.
Sigal