Dinamika e grabitjes në Kamëz, gruaja i drejtoi thikën hajdutëve, reagimi ishin plumbat!

618
Ky është dyqani i familjes së Agim Buci i cili u sulmua mbrëmjen e të mërkurës nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.
Sigal

Grabitësit hynë në dyqan, kur ndodhej vetem bashkëshortja e Agim Bucit, Merita dhe djali i tyre 6-vjeçar. Për të frikesuar autorët ajo kapi një thikë, por grabitesit e qëlluan me pistoletë në këmbë. Në këtë moment, në dyqan hyri në dyqan Agimi, i cili u përlesh me një nga agresorët. Ky i fundit i drejtoi pistoletën në gjoks, duke e qëlluar nga fare afër.

Skënder Lala është ai që e gjeti te gjakosur 53-vjeçarin. E transportoi me makinën e tij në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por nuk ia doli ta shpëtonte kushëririn e tij.

“Dëgjuam zhurmë, por menduam se ishin fishekzajrre. Më pas na morën në telefon dhe erdhëm. E gjetëm në dyqan ishin kunati e kunata. Pritëm ambulancën, por nuk erdhi dhe e nisa me makinë. Nuk pashë nëse kishte plagë”.

Banorët janë të tronditur teksa e njihnin Bucin si njeri të rregullt dhe familjar. Për të identifikuar autorët e dyshuar, policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 5 milionë Lekësh të reja.

Më tepër se 25 persona janë shoqëruar për t’iu marrë dëshmi rreth krimit që tronditi Kamzën. Kamerat e sigurisë së dyqanit po kqyren me imtësi nga hetuesit, bashkë me shumë të tjera në të gjithë zonën për të idenifikuar autorët e krimit.