Thyen rregullat e karantinës, Policia gjobit 166 qytetarë

364
Sigal

Policia ka vijuar me gjobitjen e qytetarëve që kanë shkelur urdhrin për të mos lëvizur pa autorizim për shkak të rregullave të koronavirusit.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 166 persona me nga 10 000 lekë gjobë.

Po ashtu, janë gjobitur edhe 19 përdorues makinash, të cilët kanë dalë gjithashtu pa leje.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”, njofton policia.