Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë, 637 të vdekur në 24 orë, më e ulëta prej 24 marsit

53

Spanja ka shënuar një rënie në numrin e viktimave teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 637 të vdekur. Po ashtu kjo është një shifër pozitive pasi është më e ulëta prej 24 marsit dhe rënia e 4-ët që kur Spanja është mbërthyer nga COVID-19.

13 mijë e 55 viktima shënon në total nga COVID-19 dhe mbi 135 mijë të infektuar.

Sa i përket viktimave Spanja mban vendin e dytë në botë pas Italisë kurse për të infektuar po vendin e dytë por kësaj radhe pas SHBA-së.

Sa i përket Europës Spanja mban rekord për të shëruar me 40 mijë të tillë.