PD Vlorë takim me shoqërinë civile, aktori Bujar Asqeriu: Qyteti i bojatisur, por i ndryshkur

294
Sigal

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu ka qënë i pranishëm në Vlorë, aty ku ka marrë pjesë në një takim elektoral të drejtuesit të qarkut të PD-së, Bujar Leskajt me shoqërinë civile.

Asqeriu që mban edhe titullin “Nderi i Kombit” foli për gjendjen në qytetin e Vlorës, Vlorën e fasadave dhe jo të thelbit; Vlorën e bojatisur, por të ndryshkur; theksoi nevojën e punës me përkushtim e ndershmëri, si edhe nevojën e afrimit dhe punës me elektoratin gri.

Në takim ishin të pranishëm shumë figura të njohura intelektuale nga qyteti i Vlorës. Leskaj u shpreh se Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e vëmendshme ndaj mendimeve të intelektualëve. Leskaj tha se në këtë takim u diskutuan probleme nga qytetarët, u dhanë mendime dhe sugjerime nga ana e tyre. “Partia Demokratike gjithmonë e ka dëgjuar, vlerësuar e zbatuar mendimin e intelektualëve. Si parti që lindi prej studentëve e intelektualëve, bashkëpunimin me ta PD e ka pasur gjithmonë konstant dhe mendimet e vyera të tyre ajo ia ka bashkangjitur programit të saj”.