Thyejnë banesën në Tepelenë, hajdutët marrin një shumë të konsiderueshme parash

679
Sigal

Gjatë natës së djeshme është vjedhur një banesë në fshatin Turan i Bashkisë së Tepelenës.

Sipas burimeve banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale G.H.

Hajdutët kanë thyer derën e jashtme dhe janë futur në banesë duke marrë kështu një shumë të konsiderueshme parash.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve.