Leonora gjithmonë mahnitëse, tregon 3 maskat magjike

569
Sigal

Ajo është e njohur për elegancën dhe hijeshinë. Leonora Jakupi ka treguar disa detaje për jetën e saj private në emisionin “Mirage”. Ndër të tjera ajo ka treguar dhe rutinën e bukurisë. Leonora ka zbuluar se ajokurrë nuk ka fjetur me fytyrë me make-up. Ajo gjithashtu përgatit maska në kushte shtëpie të cilat japin shumë rezultat.

-Maskë me të verdhën e vezës, me limon dhe me mjaltë. E mban 10-15 minuta në fytyrë.

-Scrub me të bardhën e vezës dhe me sheqer.

-Maskë me sodë buke.

Kjo e fundit nuk këshillohet të përdoret shumë shpesh, sepse mund të acarojë lëkurën, po është shumë efektive sidomos për lëkurat e yndyrshme.