Thirrja e gazetarëve në vesh të shurdhër. Miratohet paketa “Anti-Shpifje”

1006
Sigal

Biora Vojka

Këtë javë në Shqipëri nisi diskutimi në Kuvend i propozimit mbi një paketë ligjore anti-shpifja e anti-fake news. Ligji i jep fuqi Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe atributet e një gjykate për të vendosur gjoba dhe mbyllje të portaleve në rast të ankesave nga palë të treta. Në dhjetor të vitit të kaluar e njëjta ide u parashtrua në Kuvend dhe nuk u miratua nga presioni ndërkombëtar por edhe nga frika se do ishte një arsye më shumë për të mbyllur dyert e pranimit të kërkesës për integrimin në BE. Por 1 vit më vonë ,pas shumë zvarritjeve, Rama i kthehet idesë së vjetër dhe e bënë realitet, pikërisht në kohën kur shqiptarët po vuajnë pasojat  tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti dhe ndërtimeve të certifikuara nga urbanistikat e “Rilindjes”. Dy ditë më parë qindra gazetarë, qytetarë dhe aktivistë protestuan para parlamentit parlamentit në mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë. Ato u mblodhën aty për të treguar qasjen e tyre kundrejt këtij ligji që supozohet të jetë një rregullator i medias por që në fakt shkel të drejtat e shtypit dhe liritë e mbrojtura nga konventat e OKB dhe ato Europiane. Shoqatat civile  dhe ato të gazetarëve e kanë cilësuar këtë ligj si një mohim  të fjalës së lirë. Në momentet e fundit ligji pësoi disa ndryshime në amendamentet e tij duke shpëtuar portalet nga mbyllja por jo nga gjoba, që mund të marrin nga vendimet e AMA-S që do të paguhen paraprakisht, pavarësish ankimimit në Gjykatën Administrative. Gazetarët shprehen se ky ligj duket qartë që është formuluar nga teknicienë që nuk e njohin botën e medias dhe prapa saj fshihen qëllime ogurzeza që duan ta censurojnë fjalën e lirë. Ky ligji ka nxitur reagime edhe nga  Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe mbi 30 organizata botërore që mbrojnë lirinë e medias. Shoqatat e gazetareve në fjalimet e tyre  deklaruan gjatë protestës se “ Mazhoranca po miraton një ligj që shkon kundër Europës dhe se gazetarët do të vijojnë protestat dhe kundërshtimin e kësaj pakete, me çdo mjet demokratik. Qeveria kërkon të krijojë një regjim, i cili nuk është në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Në lidhje me këtë paketë ka reguar dhe Reporteri i Parlamentit Europian i cili shprehet se “Nëse administrata e Kryeministit Rama e kalon në Kuvend, Shqipëria rrezikon hapjen e negociatave. Ndërkohë shoqatat e gazetarëve shprehen se do të nisin një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut për lirinë e medias dhe se do të bëjnë projektligjin e pavlefshëm përmes betejave ligjore deri në Gjyaktën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Pavarësisht reagimeve të shumta që pati ligji u miratua në mbrëmje vonë  me 80 vota pro 14 kundër dhe 8 abstenim.

Një nga qëndrimet  surprizues gjatë votimit ishte ai i ish ministrit të Jashtëm dhe anëtar i kryesisë së PS-së, Ditmir Bushati i cili votoi kundër këtij ligji. Megjithatë fjalën e fundit do e këtë Presidenti i Republikës, i cili është shprehur se do ta trajtojë me kujdes dhe se unë do të jem në krahë të fjalës së lirë dhe demokracisë për të cilën studentët u çuan në dhjetori ’90. Nëse socialistët do e rikalojnë edhe pas  kthimit nga Presidenti, do të bëhet ankimim në  Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut“.