EMRI/ Plagosja e tre grekëve në Athinë, identifikohet shqiptari në arrati, profili i errët dhe lidhja me bandën e Çoles

37
Sigal

Zbulohet identiteti i personit të shpallur në kërkim për ngjarjen në Greqi, ku dje u plagosën me armë 3 grekë.

Ai është Nardi Idrizi, 37 vjeç, lindur ne Durrës dhe banues në Vlorë, i njohur edhe si Fatbardh Idrizi. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës së “Coles” neë Vlorë dhe është vrare. Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait.

Ne 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime te Renda me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te karburant Alpet, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Rezulton i arrestuar ne Vlore ne gusht 2012 dhe i liruar para disa kohesh nga burgu.