Tetori, muaji kundër kancerit, MSH vendos fjongo rozë në fasadën e institucionit

559
Sigal

Gazeta Telegraf/

Muaji tetor ose
ndryshe muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, këtë vit vjen me
moton “Bëni zgjedhje të mira çdo ditë për shëndetin e gjirit tuaj”. Në kuadër
të këtij muaji, një fjongo rozë është vendosur në fasadën e Ministrisë së Shëndetësisë,
që do të qëndrojë përgjatë gjithë muajit tetor. Kjo është nisma e Ministrisë së
Shëndetësisë për të tërhequr sa më shumë vëmendjen dhe interesin e qytetarëve
për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve ndaj kësaj sëmundje.