Territori do të monitorohet me satelitë, Rama: Vitin tjetër, “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë

239
Sigal

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka folur për mbrojtjen e territorit. Shefi i qeverisë tha se, Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundraligjshme.

“Shqipëria sot nuk është në atë gjendjen që ishte para se ju të largoheshit, kur nuk iu financonte njeri dhe u detyruat të bënit akrobacira, si ajo që bëtë me Bankën e Shqipërisë, për të shitur Hotel Dajtin. Ishit duke u mbytur. Për të mos folur më pas për energjinë. Atë e çuat në një derexhe që çfarëdo që të bëjmë ne, ju duhet t’i vendosni vetes një moratorium heshtje për 10 vite, e në këtë sallë të jenë ashtu siç vijnë për herë të parë. Ashtu si ngrinit kartonin për të mbajtur në këmbë ish-pushtetin e ‘foltores’. Ju thoni zbrazët. Po çfarë zbrazëm? Ju tentoni të bëni shqiptarët për budallenj, e përgjithmonë merrni të njëjtën përgjigje. Flisni për masakra.

Cilat masakra? I thoni shqiptarëve këta e shesin lirë dhe e blejnë shtrenjtë. Ky s’është sekret, është fakt publik. Kjo ndodh sepse ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limitit të lejuar nga siguria e digave. E kur uji vjen nga qielli më shumë se seç mban kapaciteti, ne duhet ta derdhim. E keni bërë ju. Por ndryshe nga ju ne Skavicën e nxorëm nga sirtari dhe ajo është sot një projekt me SHBA që është në proces. Ndërtimi i Skavicës do të na bëjnë që të vendosim ne se kur e shesim energjinë, e jo nga halli, por duke ndjekur momentin kur kërkesa është më e lartë. Rreth e rrotull ku blihet energjia jonë, moti është i njëjtë. Kur duam ta blemë ne energjinë është gjë tjetër, sepse është piku i thatësirës. Edhe për këtë kemi gjetur zgjidhje të ndërmjetme deri në ndërtimin e Skavicës.

The po bie konsumi? Por ku e bazon këtë? Ku i ke shifrat, faktet? Apo është pllaka e gramafonit që rrotullohet që nga viti 2013 po njësoj. Si po bie konsumi ku importet pa energjinë janë rritur 87%? Si po bie konsumi kur kursimet e vogla sot në banka janë më lart se ç’kanë qenë ndonjëherë tjetër? E po flas për kursime të njerëzve të zakonshëm. Më pas vjen e thua që Tuneli i Lloagarsë është dëm ekonomik. Po në ç’bazë e thua këtë. E ke treguar që me çmimet e rrugëve ke pasur një raport shumë më të shtrembër se aritmetikën.

La voce padrone ka ik te foltorja. Ligji i ri për të shmangur abuzimet e tmerrshme, ka përcaktuar që çmimi ka vetëm 50% dhe pjesa tjetër janë garancitë e nevojshme. The do të blejmë drona? Jo, do të blemë drona dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do e bëjmë vitin tjetër, Albania 1 Albaia 2, sepse për ne ky vend nuk është tokë e nxanun.

Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë, durim, për të pastruar këtu e atje, s’mbaron, por ne shohim shumë larg. Po të them, që dronët po e po, por edhe satelitët, në mënyrë që kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet, mbi kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy, që me thënë të drejtën, kur vjen puna te inspektorët, janë me virus edhe ata që kishit ju, edhe këta që kemi ne. Prandaj, sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell e do të kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, sepse të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet, kur qeshni, sepse nuk qani dot”, tha Rama.