Sarandë/ Kapet me patentë të dyshuar false, arrestohet 28-vjeçari

19
Sigal

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi i ka paraqitur efektivëve një patentë te dyshuar false.

Elis Pashaj, me banim në Ballsh, është ndaluar nga policia në rrugën “40 Shenjtorët” në vendin e quajtur “3 rrugët”, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA909AI.

Nga verfikimet ka rezultuar se ai nuk kishte leje drejtimi për mjetin, e megjithatë i ka paraqitur efektivëve të policisë një leje drejtimi, e cila dyshoet të jetë e falsifikuar.