Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi, pranë kufirit me Shqipërinë. Sipas të dhënave thellësia e lëkundjeve u regjistrua në 33.2 kilometra.
Tërmeti është ndjer deri në qytetin e Sarandës, ndërsa lëkundjet në fshatrat e Konispolit ishin të fuqishme. Nuk raportohet për dëme.