Tërbohen grekët: Brukseli i propozon Shqipërisë hapjen e negociatave, asnjë fjalë për Himarë

525
Sigal

Komisioni Europian rekomandoi dje hapjen e negociatave
për Shqipërinë, por ky lajm ka tërbuar Greqinë, e cila pak ditë më parë
kërcënoi me veto nëse qeveria vazhdonte prishjen e banesave në Himarë.

Gazeta
greke, shkruan sot se në raportin e Brukselit nuk u morën parasysh
deklaratat “irredentiste dhe anti-greke”.

Gazeta
shkruan gjithashtu se pavarësisht kërcënimeve të ministrit të Jashtëm të
Greqisë Nikos Kotzais për bllokim të rrugës evropian, kjo nuk ka ndodhur.

“Në
progres raportin e Komisionit Europian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
vlerësohet se Shqipëria është gjerësisht në përputhje me standardet evropiane.
Përveç kësaj, raporti i Komisionit Evropian thekson rolin konstruktiv të
Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira
fqinjësore me të gjitha vendet në rajon, por edhe në pjesëmarrjen e nismave
rajonale, ku, ndër të tjera, përfshin bashkëpunimin për krizën e emigrantëve në
Ballkan”, shkruan gazeta