Tentojnë t’i vjedhin banesën, dy persona dhunojnë pronarin e moshuar dhe më pas…

247
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës.

Dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë, por kanë hasur në rezistencën e pronarit, një 70-vjeçar me inicialet Xh. D.

Për pasojë ata kanë dhunuar me sende të forta pronarin e banesës e më pas janë larguar.

I moshuari është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon punën për identifikimin  autorëve.

Njoftimi :

Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes