Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për sot

232
Sigal

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat herë pas here sjellin reshje shiu e dëbore dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Mesdita dhe kryesisht mbrëmja sjellin intesifikim të reshjeve në territor. Reshjet do jenë kryesisht shi për shkak të rritjes së temperaturave.

Temperaturat e ajrit sërisht  në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 13°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi  deri 70 km/h  nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanikë dhe Europa Lindore paraqiten me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas herëshme. NDERSA gjithë pjesa tjetër e kontinetit Europian mbetet me vranësira të dendura rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe reshje dëbore.

Kosova

Paraditja sjellë mot të vranët dhe reshje të izoluara në jugperëndim të Kosovës. Por mesdita sjellë intesifikim të reshjeve në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet me vranësira të dendura dhe reshje të izluara ë zonat kufitare me shqipërinë . NDERSA mesdita dhe pasditja sjellin reshje shiu e dëbore në të gjithë MV.