Tentoi t’i grabiste makinën qytetarit, arrestohet i riu i shpallur në kërkim në Vlorë

158
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona që ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim policor për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, administratori i një subjekti, shtetasi V. N., 49 vjeç, pasi në lagjen “4 Heronjtë”, në vendin e quajtur “Bregu i Orizit”, ka kryer gërmime në një sipërfaqe të konsiderueshme toke, pa lejen e organeve kompetente.