Tentoi të fikte zjarrin në banesën e tij, shqiptari pëson djegie të rënda

30
Sigal

Një shqiptar ka pësuar djegie të rënda në trup, teksa tentonte që të shuante zjarrin në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi në Itali. Mediat italiane raportojnë se 43-vjeccari ndodhet i shtruar në terapi intensive në spitalin Circolo di Varese.

Mbrëmjen e së shtunës, një shpërthim ndodhi brenda një shtëpie të pabanuar në Karbonat, e cila sapo ishte nxjerrë në ankand, e cila shkaktoi edhe një zjarr.

43-vjeçari, kur dëgjoi zhurmën, u fut me shpejtësi në pallat nga frika se dikush ishte brenda në pritje të shpëtimit, por mbeti vetë brenda duke luftuar me flakët. Zjarrfikësit e komandave provinciale të Como dhe Varese ishin në vendngjarje.