Humb kontrollin e biçikletës, 15 vjeçari përplaset me trafikndarësen. Niset urgjent në spital

282
Sigal

Një 15-vjeçar është aksidentuar sot teksa ka humbur kontrollin e biçikletës edhe është përplasur fort me trafikndarësen.

Aksidenti ka ndodhur në Sauk dhe sipas policisë, i lënduar ka mbetur shtetasi i mitur me iniciale K.M., 15 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2020, në Sauk, shtetasi i mitur me iniciale K.M., 15 vjeç, duke qarkulluar me biçikletë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.