Pas aferës së sterelizmit,ish -minstri “ gllabëron” me kompaninë e tij INETCH + për mirëmbjatjen e të dhënave të institucioneve10 miliard lekë prej 9 vitesh. Pas etheve te prangave, Ilir Beqja ndihmohet nga AKSHI për 3 ditë i jep tenderin 469 milion lekë
Totali 10 miliard lekë. INETCH + gjatë periudhës 2019-2023, përfitoi 4 miliard lekë prej 312 transaksioneve nga AKSHI + Drejtoria e Mbikqyrjes së shërbimit të provës + Aparati i MF. INETCH + gjatë periudhës 2015 -2018, përfitoi 5.4 miliard lekë, prej 248 transaksioneve nga AKSHI dhe Aparati i MF. INETCH + gjatë vitit 2014 përfitoi 705 milion lekë prej 6 transaksioneve nga AKSHI + Bashkia Durrës.
Partia Demokratike ka deklaruar se kryministri Edi Rama po bën çmos të mbyllë dosjen e Ilir Beqajt me puse ari në Shpirag. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD Genta Vangjeli ka folur për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Vangjeli theksoi se lidhur me këtë aferë qindra milionë euro të planifikuara për t’u shpenzuar për të mirën publike nëpërmjet këtyre koncensioneve përfunduan në xhepat e Beqajt, kompanive të tij dhe arkat e PS për vjedhjen e zgjedhjeve.
Deklarata e PD-së: “Dora e gjatë e Ilir Beqaj qëndron pas disa aferave, koncensioneve dhe tenderave, paratë e të cilave kanë përfunduar në xhepat e tij. Më famëzezat janë koncesioni i sterilizimit të pajisjeve mjekësore; Koncesioni për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40-65 vjeç; Koncesioni për shërbimin e Hemodializës; Koncesioni për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës; Qindra milion euro të planifikuara për t`u shpenzuar për të mirën publike nëpërmjet këtyre koncensioneve përfunduan në xhepat e Beqajt, kompanive të tij dhe arkat e PS për vjedhjen e zgjedhjeve. Në vijim do të bëjmë një pasqyrë të disa miliona eurove të tjera të përfituara nga Ilir Beqaj, emri i të cilit qëndron pas koncesioneve të mësipërme…
Më datë 29 gusht 2013, me anë të kontratës së shitjes së kuotave, Ilir Beqaj shet 51% të kapitalit në favor të Intech + shpk, shoqëria e krijuar në 2001, ku Beqaj ishte njëri prej dy ortakëve themelues. Pas largimit ‘me letra’ të Ilir Beqaj nga kjo kompani, çuditërisht Intech + shpk shumëfishon të ardhurat! Ditët më të mira i pa në periudhën kur Beqaj mbante detyrën e Ministrit të Shëndetësisë 2013 – 2017. Le të shkojmë sipas parimit ‘folloë the money – ndiq paratë – për të gjetur të vërtetën….’ INETCH + gjatë periudhës 2019-2023, përfitoi 4 miliard lekë prej 312 transaksioneve nga AKSHI + Drejtoria e Mbikqyrjes së shërbimit të provës + Aparati i MF. INETCH + gjatë periudhës 2015 -2018, përfitoi 5.4 miliard lekë, prej 248 transaksioneve nga AKSHI dhe Aparati i MF. INETCH + gjatë vitit 2014 përfitoi 705 milion lekë prej 6 transaksioneve nga AKSHI + Bashkia Durrës.
Totali 10 miliard lekë. Autoriteti kontraktor kryesor, i cili lidhi kontrata të panumërta, madje edhe të klasifikuara me Intech+, është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit, dhe Aparati i MFE. Por nuk është vetëm AKSHI dhe MF që paguan kompaninë Intech + shpk, por edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës dhe institucione, të cilat nuk kalojnë pagesat e tyre nga Thesari i Shtetit. Gjatë këtij viti, nga data 10 janar deri 10 gusht 2023, Intech + ka përfituar nga AKSHI 44 transaksione me vlerë totale 841 milion lekë. 20 nga këto pagesa, pra pothuaj gjysmën, nga data 7 deri 10 gusht 2023, pra për 3 ditë, me vlerë totale 469 milion lekë. Specifikisht, në muajin gusht 2023, AKSHI i “shqetësuar” për Ilir Beqaj, i cili ka patur vizita në SPAK këto ditë, nxitoi të likujdojë për 3 ditë rresht 20 transaksione me vlerë 469 milion lekë në favor të Intech + shpk për kontratat si më poshtë vijon:
Kontrata Nr. 6311, për Mirëmbajtjen e Sistemit të Arkivës Digjitale dhe Sistemit Financiar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit: vlera 19 milion lekë Likujdim Fature Nr.96/, Likujdim Fature Nr.77 dhe Likujdim Fature Nr.64 vlera totale 144 milion lekë; Fatura nr 254, Fatura nr 204, Fatura nr 230/2022, Fatura nr 180, me vlerë totale 76 milion lekë; 12 Transaksione të ndryshme për Kontratën Nr. 6311për mirëmbajtje të Sistemit të Arkivës Digjitale dhe Sistemit Financiar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, me vlerë totale 229 milion lekë; PSE ky nxitim i AKSHIT për të paguar brenda këtyre 3 ditëve 20 fatura të INTECH + me vlerë pothuaj gjysëm milion euro?! A ka lidhje kjo me paraqitjen e Beqajt në SPAK po këto ditë…. A do të ndërgjegjësohen ndonjëherë pushtetarët tanë që të kuptojnë se janë në detyra shtetërore në cilësinë e shërbyesit të qytetarëve, dhe jo në cilësinë e përfituesit prej tyre?…. Apo do të vazhdojnë të konsiderojnë paratë publike si trashëgimi personale? Këto janë pyetje retorike, sepse ata që firmosin fap e fap edhe vjedhin faq e fap. SPAK nuk duhet të rrijë duarkryq, por të shtojë edhe këto të dhëna në dosjen e Ilir Beqajt, të cilën Edi Rama po bën çmos ta mbyllë. Si duke bërë takime të fshehta, ashtu dhe duke treguar haptas përralla me kuçedrën e mrekullive të piarit, që ka hapur puset e arit të zi në Shpirag, për të shpëtuar Beqajn dhe të gjithë ata që po i pi e zeza.





















