Nisur nga tensionet e ditëve të fundit në Ukrainë, presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në takim mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e thirrur nga presidenti pritet të mbahet në orën 16:00.
Në këtë mbledhje nuk mund të jenë prezent kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka të cilët ndodhen për një vizitë katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën duke theksuar se i qëndron pranë këtij shteti.
Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme kërkon nga Putini që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike dhe të respektojë sovranitetin territorial të Ukrainës.